Erdogan: Zhvillimet në Siri kërcënojnë Turqinë, do veprojmë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se zhvillimet në qytetin Tell Abyad të Sirisë kanë nisur tashmë të jenë kërcënim për Turqinë, prandaj ç’të jetë e nevojshme do të bëhet.

taip-erdoganKreu i shtetit turk u shpreh me këto fjalë gjatë programit me titull “20 vite në rrugën e besnikërisë ndaj popullit”, organizuar të dielën në Ankara nga sindikata e nëpunësve “Memur-Sen”.

Erdogan u kushtoi zhvillimeve në kufirin verior të Sirisë një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij.

“DAESH-i hyn në Tell Abyad. Më pas, DAESH-i tërhiqet dhe këtë herë në Tell Abyad hyn PYD-ja. E gjitha kjo është një lojë kolektive. Rreth 95 për qind e popullsisë së atjeshme është arabe dhe turkmene. Vetëm 5 për qind janë kurdë. Një vend i tillë tashmë është zbrazur. Fillimisht erdhën në vendin tonë dhe pastaj u kthyen sërish në Tell Abyad. Synimi është që ta shndërrojnë atë qytet në kanton dhe kantonin e shpallën. Tashmë kjo ka nisur të jetë një kërcënim për Turqinë. Prandaj edhe Turqia do të bëjë ç’të jetë e nevojshme. Këtë gjë duhet ta dinë të gjithë pa përjashtim”, theksoi ai.

Lideri turk vuri në pah gjithashtu se organizatat terroriste kanë bërë aleancë dhe janë hedhur në sulm kundër Turqisë së re.

Ai e cilësoi sulmin kamikaz përpara Stacionit Qendror të Trenave në Ankara si “një akt terrorist kolektiv”.

“Të gjithë ata, që tani po u tronditen pushtetet e diktatit, të cilat i mbrojnë me despotizëm prej dhjetëra vitesh, janë hedhur në sulm kundër popullit tonë dhe objektivit të Turqisë së re. Disa parti politike po e sulmojnë Turqinë e re për arsye se i merr malli për ato ditët e tutelës së dikurshme. Organizatat terroriste, pavarësisht emrit të tyre, PKK, DAESH apo DHKP-C, po e sulmojnë Turqinë në aleancë. Disa organizata të shoqërisë civile po i mësyjnë Turqisë së re për shkak se po u tronditet sulltanati, sepse diktat e tyre nuk janë boshe. Një pjesë e mediave po e sulmojnë Turqinë e re për faktin se tashmë ky vend ka një media shumëngjyrëshe, shumëzërëshe; sepse ka një media të lirë. Nëse i shikoni me vëmendje, do të vëreni se të gjithë përdorin të njëjtën gjuhë dhe ushqehen nga i njëjti burim”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Mes të tjerash, ai u ndal edhe mbi zgjedhjet e 1 nëntorit, duke u bërë thirrje zgjedhësve që të përdorin të drejtën e votës.

“Shkoni patjetër për të votuar! Mos shpërfillni kurrën e kurrës votën tuaj në këto zgjedhje kritike në rrugën drejt Turqisë së re”, nënvizoi Presidenti Erdogan.

Shekulli Agency