BESA ka lider, por ai nuk ka dosje në Beograd!

Emad-mehmetiEmad MEHMETI

Janë disa megafonë të pushtetit, që inferioritetin e tyre gjithnjë mundohen ta shpëtojnë duke u marrë me Lëvizjen BESA.

Përveç që kjo dëshmon për panikun që e ka kapur partinë në pushtet, flet edhe për frikën që e ka se pas këtyre zgjedhjeve shumica e tyre do të përfundojnë nëpër burgje për shkak të të palarave dhe tradhtive që ua kanë bërë shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe, ata orë e sahat vazhdojnë të merren me atë se a ka apo nuk ka BESA lider.
Prandaj, që ata mercenarë dhe gjithë të tjerët që kanë ende dyshim se a ka BESA lider, do të duhet të sqaroj me sa vijon:

BESA ka lider, por ai nuk ka dosje në Beograd;
BESA ka lider, por ai nuk ka nofkë në UDB;
BESA ka lider, por ai nuk ka diagnozë psikiatrie;
BESA ka lider, por ai nuk ka vrarë asnjë shok të vetin;
BESA ka lider, por ai nuk e tradhtuar asnjëherë asnjë shok të vetin;
BESA ka lider, por ai nuk i ka thënë asnjëherë Mijallkovit “So tebe do smrt”;
BESA ka lider, por ai nuk është me shkollë të mesme dhe as me fakultet të blerë;
BESA ka lider, por ai nuk e ka frikën që familjarët e tij ta marrin vesh si e ka tradhtuar familjen e vet;
BESA ka lider, por ai në asnjë telefonatë nuk e ka sharë Pejgamberin a.s. dhe Allahun xh.sh.;
BESA ka lider, por ai nuk di të të shikojë në sy dhe të mashtrojë;
BESA ka lider, por ai as nuk të vret natën dhe as nuk shtiret se të qan ditën;
BESA ka lider, por ai nuk dëshiron fitore me vota të vjedhura;
BESA ka lider, por ai nuk dëshiron fitore me kuti të mbushura;
BESA ka lider, por ai nuk dëshiron fitore duke i kërcënuar administratorët dhe arsimtarët shqiptarë;
BESA ka lider, por ai nuk i vjedh paratë e rasteve sociale dhe të të sëmurëve nëpër spitale;
BESA ka lider, por ai nuk i helmon qytetarët shqiptarë;
BESA ka lider, por ai nuk i shet vendet e punës;
BESA ka lider, por ai nuk e uzurpon pronën publike;
BESA ka lider, por ai nuk i ka duart e përlyera me gjak shqiptari;
BESA ka lider, por ai nuk ka akuzë ndërkombëtare për ryshfet 2.5 milionë euro;
BESA ka lider, por ai nuk e lut as Zaevin e as Gruevskin që ta mëshirojë dhe ta marrë në qeveri;
BESA ka lider, por ai nuk i tutet as Mijallkovit, as Verushevskit, as Bogoevskit e as Bozhinovksit se po ia zbulon të palarat;
BESA ka lider, por ai nuk druhet të shkojë në secilën lagje shqiptare të Maqedonisë, përshirë edhe Lagjen e Trimave në Kumanovë;
BESA ka lider, por ai nuk ka votuar për stemën me luan;
BESA ka lider, por ai nuk e ka votuar asnjë buxhet të projektit antishqiptar “Shkupi 2014”;
BESA ka lider, por ai nuk i lë shkollat shqipe pa ngrohje;
BESA ka lider, por ai nuk ka lejuar rrahjen e nxënësve shqiptarë dhe djegien e pronave shqiptare.

Lideri i Lëvizjes BESA, për dallim prej shumë shqiptarëve të tjerë, e ka kuptuar më herët se vagabondët, mafiozët, kriminelët dhe edepsëzat, sado që të mbulohen me shqiptari e çifteli, kot e kanë, sepse ujku qimen e ndërron, por hujin nuk e harron.

Shekulli Agency