Kasami: Nuk e kemi humbur shpresë për bashkimin e opozitës shqiptare

bilall-kasamiKreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami per portalin Drini.mk, ka folur për situatën politike në Maqedoni, planet dhe hapat që do të ndjekë Lëvizja BESA në vijim, raportet me LR-PDSH-në të udhëhequr nga Ziadin Sela dhe partitë e tjera opozitare. “Jemi të hapur për bashkpunim me gjitha partitë shqiptare, përvec BDI-së dhe PDSH-së që janë në qeveri” shprehet, z.Kasami.

“Për Lëvizjen BESA të gjitha subjektet opozitare, përveç atyre që janë në pushtet, pra BDI-së dhe PDSH-së, në të ardhmen mund të jenë bashkëpunëtore dhe ne në asnjë moment nuk e kemi humbur shpresën se një ditë do të arrijmë ta ndërtojmë një koalicion të përbashkët që do të përballet me çiftin BDI-PDSH”, ka thene zoti Kasami, duke shtuar se në këtë drejtim “jemi duke punuar”, kemi kontakte edhe me Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK), edhe me Lëvizjen për Reforma në PDSH, edhe me PPD-në, jemi në rrugë të mirë të ndërtimit të bashkëpunimit edhe me Demokracinë e Re dhe për neve secila forcë opozitare është e pranuar për bashkëpunim.

Shekulli Agency