Turqia, shansi i fundit i Bashkimit Evropian

Gazeta me tirazh të lartë në Turqi, “Sabah”, publikoi artikullin e specialistet evropiane të drejtësisë Ariti-Marina Alamanou në lidhje me fazën e re të marrëdhënieve BE-Turqi.

flamuri-turk-europ

Sipas gazetës në fjalë, në artikullin e specialistes evropiane të drejtësisë Ariti-Marina Alamanou, për gazetën New Europe bëhet e ditur se demokracia e përfituar gjatë periudhës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AKP, zgjidhjet e siguruara kundër krizave rajonale dhe pozicioni gjeostrategjik i një ure ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, kanë bërë që Turqia të kthehet në një domosdoshmëri dhe nevojë e Evropës për të ripërtërirë fuqinë e saj globale dhe rajonale.

Ajo theksoi se në 12 vitet e fundit, vendi ka përjetuar një ndryshim të madh dhe duke nënvizuar arsyer se pse Evropa duhet të ketë besim tek Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Alamanou shkruan: “Evropa, nga aspekti historik është kundër përfshirjes së Turqisë në Union, por duhet që të ndërmarrë një qasje të bazuar në të ardhmen. Kriza e refugjatëve dhe kërcënimet gjeopolitike ndaj Evropës, kanë strukturuar nga e para marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë”.

Shekulli Agency