Dhjetëra mijëra sirianë largohen nga luftimet në provincën e Alepp-it

sh-siriOKB-ja shtyp alarmin. Rreth 35 000 njerëz janë zhvendosur në ditët e fundit nga rajoni i Aleppo në veri të Sirisë, ka deklaruar, Vanessa Hugenin, zëdhënës i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA).

Sipas saj, shumë prej tyre kanë gjetur strehim nga familje mikpritëse në perëndim të provincës Aleppo . “Njerëzit janë në nevojë urgjente për ushqim dhe strehim”, shtoi ajo. “Përveç kësaj, Organizatat Humanitare janë gjithnjë e më të shqetësuar për familjet e pastreha që jetojnë pa një kulm, sidomos kur tani moti gjatë natës ka filluar të jet i ftoht”.

Mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe aleatët iranian, Forcat e regjimit me 17 tetor filluan sulmet mbi qytetin e Aleppo duke përfshirë edhe forcat tokësore. Qëllimi i tyre është për të marë nën kontrollë fshatrat dhe komunitetet të vendosura në afërsi të rrugës strategjike Aleppo – Damask.

Që nga marsi i vitit 2011, kur filloi represioni ndaj demonstruesve thirrje për reforma, jan vrarë më shumë se 250 000 njerëz dhe kanë migruarë mbi katër milionë sirianë të cilët kanë marrë strehim në vendet fqinje. Rreth shtatë milionë njerëz janë zhvendosur edhe brenda vendit të tyre.

Shekulli Agency

Shekulli Agency