Presidenti i Serbisë propozon të ketë referendum për Kosovën

sh-tomislav-nikolicKëshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, ka deklaruar se Tomislav Nikoliq është për organizimin e një referendumi për Kosovën, shkruan Tanjug.

Pak ka bërë të ditur se Serbia do të bëjë gjithçka për tu bashkuar me BE-në, por që nga fillimi është deklaruar haptazi se nuk do të përmbushë kushtin për pranimin e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se për këtë duhet të një konsensus i gjerë, ku qytetarët përfundimisht do të pyeten se çfarë mendojnë rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Pak.

Këshilltarja për media e presidentit serb, ka shtuar duke thënë se Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar se do të diskutojë me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Ajo rikujton fjalët e presidentit Nikoliq, se nëse shumica e qytetarëve të Serbisë deklarohen që Serbia ta njohë Kosovën, atëherë ajo dyshon se ai do të mbetet në detyrë.

Shekulli Agency