Ankaraja zyrtare paralajmëroi SHBA dhe Rusinë në lidhje me PYD

Ambasadorët e SHBA-së dhe Rusisë në Ankara paralajmërohen në lidhje me rrezikun e bashkëpunimit me PYD.

7765-hgzAmbasadori amerikan dhe ai rus në Ankara të martën janë thirrur në Selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u është komunikuar shqetësimi i Turqisë në lidhje me ndihmat ushtarake që po i bëhen organizatës terroriste PYD.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan armë YPG-së, krahut ushtarak të PYD, që është zgjatimi i PKK-së në Siri.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Ankara, përkatësisht John Bass dhe Andrey Karlov, të martën janë thirrur veç e veç për sqarime në Selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasadorëve u është bërë e ditur sensibiliteti i Turqisë në lidhje me PYD.

Në takimet në fjalë ambasadorëve u është komunikuar qëndrimi i Turqisë ndaj çështjeve rajonale në përgjithësi, dhe në lidhje me organizatën terroriste PYD në veçanti, ku u tha se një bashkëpunim i mundshëm me PYD në Siri do të mund të jetë i rrezikshëm.

Shekulli Agency