Shefi i diplomacisë turke takon presidentin shqiptar në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka takuar në Shkup presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, ministri Fidan takoi presidentin Begaj në Shkup para samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Fidan do të përfaqësojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të SEECP-së, që po mbahet sot në Shkup.

Shekulli Agency