Në një deklaratë me shkrim nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se më 15 nëntor një satelit rus në hapësirë është shkatërruar me sukses nga një raketë.
“Anija kozmike e quajtur Tselina-D, e cila ka qenë në orbitë që nga viti 1982 dhe nuk është më funksionale u shkatërrua me sukses”, thuhet në deklaratë.
Duke iu përgjigjur akuzave të SHBA-së kundër Rusisë për aktivitetet e saj, në deklaratë thuhet:
“Ne i konsiderojmë hipokrizi deklaratat nga SHBA-ja se Rusia paraqet rrezik për Bazën Ndërkombëtare Hapësinore (ISS) me testin në fjalë. SHBA-ja po teston dhe zhvillon në mënyrë aktive pajisje më të fundit në orbitë, përfshirë dronët, pa informuar askënd. Eksperimente të ngjashme në hapësirë janë kryer edhe nga SHBA-ja, Kina dhe India”.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë dje pretendoi se shkatërrimi i anijes kozmike nga Rusia përbënte rrezik për aktivitetet e ISS dhe dënoi qeverinë e Moskës.