Treni godet një grup emigrantësh në Francë, një i vdekur

Si pasojë e goditjes së trenit në qytetin Calais, në veri të Francës, ka humbur jetën një emigrant, ndërsa janë lënduar katër persona.

Nga zyra e prokurorit në Boulogne-sur-Mer, thuhet se treni goditi një grup prej rreth 50 emigrantësh të paregjistruar. Ata po lëviznin nëpër binarët në Calais.

Nga aksidenti ka humbur jetën një emigrant, ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kompania franceze hekurudhore SNCF deklaroi se treni po qarkullonte midis Calais dhe Dunkerque dhe se trafiku ishte pezulluar në të dy drejtimet pas aksidentit.​​​​​​​

Shekulli Agency