Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar një raketë kundërajrore të sapozhvilluar.
Njoftimi për testin e ri raketor erdhi nga Akademia e Shkencave të Mbrojtjes e Koresë së Veriut, shkroi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar agjencinë verikoreane KCNA.
Siç thuhet, akademia ka konfirmuar performancën “e jashtëzakonshme” luftarake të raketës së re, e cila ofron përgjigje të shpejtë dhe udhëzime të sakta me një sistem të kontrollit të raketave, që përmban teknologji të reja si “motor fluturimi me shtytje të dyfishtë”.
Koreja e Veriut kreu testin e saj të katërt raketor muajin e kaluar.
KCNA raportoi se raketa e quajtur “Hwasong-8” u testua me sukses më 28 shtator.