Cak i sulmeve ishin edhe njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA)
Nga sulmet ruse në Siri janë vrarë 51 civilë, përfshirë 16 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve siriane, përveç civilëve cak i sulmeve ishin edhe njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA). Abdulrahal Sahal, një nga komandantët e FSA-së, theksoi se rusët nën pretekstin se po ndihmojnë Sirinë në luftën kundër DAESH-it, po sulmojnë njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane.
“Rusët nuk kanë bërë asgjë në luftën kundër DAESH-it”, tha Sahal dhe shtoi se aeroplanët rusë kanë sulmuar selinë e opozitës. Sipas Koalicionit Kombëtar Sirian, gjatë sulmeve ruse gjatë javës, janë vrarë 36 civilë, përfshirë pesë fëmijë.
Ushtria ruse nga mesi i javës nën preteksin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ka kryer një numër të madh të sulmeve ajrore, me ç’rast janë vrarë dhjetëra civilë.