Egjipt, merret vendim për lirimin e dhjetëra anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane

Gjyqësori egjiptian ka marrë vendim për lirimin e dhjetëra anëtarëve të burgosurve të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) në qytetin Aleksandri në veri të vendit.

Në informacionin e dhënë nga burimet e besueshme prej anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane në Egjipt të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, thuhet se të burgosurit në fjalë nuk janë liruar ende por që në orët e ardhshme do të qartësohet situata nëse ata mund të lirohen plotësisht ose mund të merret një vendim i dytë në drejtim për vazhdimin e burgosjes për shkak të çështjeve të tjera.

Ndërkohë nga autoritetet zyrtare të Egjiptit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Të martën Ministria e Brendshme egjiptiane njoftoi se 1.686 të dënuar janë liruar me amnistinë presidenciale me rastin e muajit të Ramazanit. Në deklaratë teksa nuk janë dhënë emrat e personave të liruar, gjithashtu nuk është ndarë as informacioni nëse këta janë apo jo të arrestuar politikë.

Qeveria egjiptiane pas grushtit ushtarak në vend në dhjetor 2013 ka shpallur Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste dhe të ndaluar.

(Anadolu Agency)

Shekulli Agency