Regjimi i Asadit ka përdorur mbi 81 mijë bomba fuçi në luftën civile në Siri

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në 9 vitet e fundit regjimi i Bashar Al-Assadit përdori 81.916 herë bomba fuçi në sulmet ndaj vendbanimeve civile nën kontrollin e opozitës në pjesë të ndryshme të vendit, transmeton (AA).

Duke dokumentuar shkeljet e të drejtave të civilëve në Siri, SNHR publikoi raportin e saj mbi sulmet me bomba fuçi të kryera nga regjimi i Asadit midis korrikut 2012 dhe prillit 2021.

Sipas kësaj, forcat e regjimit përdorën 81.916 herë bomba fuçi në sulme ndaj vendbanimeve civile nën kontrollin e opozitës ku në këto sulme humbën jetën 11.087 civilë, përfshirë 1.821 fëmijë dhe 1.780 gra.

Forcat e regjimit kanë përdorur bomba fuçi 2.314 herë në vitin 2012, 14.976 herë në 2013, 19.654 herë në 2014, 17.318 herë në 2015, 12.958 herë në 2016, 6.243 herë në 2017, 3.601 herë në 2018, 4.378 herë në 2019 dhe 474 herë në vitin 2020.

Që nga viti 2012, regjimi ka kryer sulme 93 herë me armë kimike që përmbajnë gaz helmues me bomba fuçi të hedhura me helikopterë.

Provincat më të shënjestruara nga bombat fuçi ishin Damasku, Halepi, Daraa dhe Idlibi ndërsa viktimat më të mëdha nga këto sulme u regjistruan në Halep.

Në Siri me bomba fuçi 104 herë ishin shënjestruar qendrat shëndetësore, 188 herë shkollat​​, 205 herë xhamitë dhe 57 herë vendet e tregut.

Më tej thuhet se regjimi i Asadit përdori bomba fuçi si një armë për të zhvendosur civilët dhe u deklarua se miliona civilë u zhvendosën si rezultat i sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij.

Bombat me fuçi janë me kosto të ulët por me ndikim të madh

Regjimi i Asadit preferon bomba me fuçi për shkak të kostos së saj të ulët (rreth 50 dollarë), por efektit të tij shkatërrues masiv.

Regjimi, i cili me këto bomba më së shumti synon zonat civile, synon humbjen më të lartë të jetëve dhe shkatërrim të madh.

Në varësi të sasisë së eksplozivit të mbushur në të, bombat shkaktojnë shkatërrim në një zonë prej 50-200 metrash. Bombat me fuçi, lloji i lëshimit i përcaktuar si “rënie e lirë” në terminologjinë ushtarake, i detyron civilët të migrojnë si pasojë e dëmeve që shkaktojnë në vendbanime.

Shekulli Agency