Britania do të zbusë qëndrimin e saj për largimin e Asadit

Kryeministri i Britanisë së Madhe propozon që të negociohet largimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që ti vihet fund luftës qytetare.

111-l-David-CameronBritania e Madhe pritet të hedhë posht kundërshtimin e saj për përfshirjen e presidentit Bashar al-Assad në bisedimet për paqe në Siri, raportuan sot mediat lokale.

Kryeministri  David Cameron përsëriti qëndrimin e tij se “Asadi nuk mund të jetë pjesë e ardhëmrisë së Sirisë”, por siç duket ka zbutur qëndrimin e Britanisë për largim të menjëhershëm të tij, si pjesë e një marëveshjeje për paqe.

“Ai ka therur popullin e tij” tha Cameron, i cituar nga AP. “Ai ka ndihmuar në krijimin e konfliktit dhe ka bërë krizën e refugjatëve. Ai është rekrutuesi më i madh i atyre që reshtohen me DAESH-in. Ai nuk mund të jetë pjesë e ardhmërisë së Sirië, dhe ky pozicion nuk ka ndryshuar” tha ai.

ISIL është akronim për DAESH-in

Duke folur në aeroplan për gazetarët, rrugës për në New York , ku mer pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Cameron tha se “bisedimet se si do ta bëjmë tranzicionin janë shumë të rëndësishme, prandaj aty duhet vënë theksin”.

Sjellja e Britanisë, reflekton komentet e bëra nga sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë vizitës së tij në Londër, një muaj më parë. Ai tha se largimi i Asadit duhet të shihet në kontekst të proçesit të Gjenevës dhe kjo nuk është patjetër të ndodhë brenda një dite apo një muaji.

Komunikata e Gjenevës nga viti 2012 fton për qeveri kalimtare në të cilën nuk duhet të përfshihen anëtarë të administratës së Asadit apo opozitës.

I pyetur nëse Asad duhet të përgjigjet para Gjyqit Ndërkombëtarë për krime, Cameron tha: “Njerëzit të cilët thyejnë ligjin ndërkombëtarë duhet ti nënshtrohen ligjit ndërkombëtarë”.

Cameron pritet të takojë në New York me presidentin e Iranit, Hasan Rouhani në takimin e parë mes liderëve të të dyja vendeve që nga rihapja e ambasadës britanike në Teheran, katër vite pasi u sulmua nga protestuesit.

Irani dhe Russia janë përkrahës të mëdhenj të Asadit. Kryeministri Cameron nuk pritet të takojë presidentin rus Vladimir Putin.

Ndryshe nga liderët tjerë, gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara, Cameron nuk do të flasë për atë për të cilën u kritikua nga Partia Laburiste në opozitë. Lideri i saj Jeremy Corbyn tha se është zhgënjyese që David Cameron nuk po dëshmon lidership në konfliktin e Sirisë.

 

Shekulli Agency