Drafti i Venecias, ndryshon Kushtetuta: Shqipëria i dorëzon sovranitetin BE-së, LGBT futen në nenet e para

kushtetuta-INFOCIPNga Ylli Pata

Ndërkombëtarët kanë bërë të ditur në dokumentin e tyre për reformën në Drejtësi se Kreu i Shtetit nuk mund të jetë edhe Kreu i Drejtësisë, pasi është ndryshuar mënyra e zgjedhjes së tij; pra që Presidenti zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë dhe e humbet natyrën e garantit të Kushtetutës.

Në dokumentin e hartuar nga juristët më të mirë të Europës, ata të Komisionit të Këshillit të Europës, “Demokracia nëpërmjet Ligjit”, apo siç quhet ndryshe “Komisioni i Venecias”, theksohen me detaje çfarë duhet të bëhet për reformën në Drejtësi.

Konstitucionalistët e Venecias kanë hartuar dy dokumente të detajuara: njëri sqarues se ç`duhet të bëhet, ndërsa tjetri është një draft i gatshëm për të ndryshuar Kushtetutën.

Dhe ky draft ndryshon për herë të parë pas 16 vjetësh preambulën e Ligjit themeltar të Shtetit.

Konkretisht, në draftin e paraqitur nga Komisioni i Venecias, në hyrje të Kushtetutës shtohet fjala “vlerat europiane”.

Dhe preambula bëhet:

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se vlerat evropiane, drejtësia, paqja, harmonia, dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë…”

Ndërkaq, në lidhje me rolin e Presidentit në sistemin e Drejtësisë, kokat e Venecias kanë shkruar:

“Dokumenti Analitik arrin në përfundimin se mundësia e njëanshmërisë politike të Presidentit (si rezultat i ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes së tij) e bën të pamundur zbatimin e formulës aktuale të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës

Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm (shih më lart) dhe

garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Në fakt, zbatimi në praktikë i kësaj formule

është vështirësuar ndjeshëm duke sjellë vonesa në emërimet, tejkalim të afateve të qëndrimit

në detyrë nga gjyqtarët të cilëve iu ka mbaruar mandati ose kanë dhënë dorëheqjen, konflikte

në lidhje me procedurat dhe kriteret e përdorura nga Presidenti në përzgjedhjen e kandidaturave, dhe politizimin e procesit të emërimeve në tërësi.”

Ushtritë e huaja dhe LGBT

Në draftin e ndryshimeve kushtetuese janë shtuar dy nene që legjitimojnë hyrjen e ushtrive të huaja në Shqipëri, por edhe shtohet si pjesë e mbrojtur nga ligji themeltar i shtetit orientimi seksual, pra që ka të bëjë me LGBT-në. Kështu në nenet 3 dhe 4 të amendamenteve kushtetutese theksohet:

Neni 3

Në nenin 12, pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen që vijon:

  1. Forcat ushtarake të shteteve aleate mund të vendosen dhe të kalojnë në territorin shqiptar,

si dhe forcat ushtarake shqiptare mund të dërgohen jashtë vendit, me vendim të Këshillit të

Ministrave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.

Neni 4

Në nenin 18, pika 2, pas fjalëve “fetare a filozofike”, shtohen fjalët “orientimit seksual”.

Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia,

gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore,

sociale ose përkatësia prindërore.

BE-ja

Në draftin e ndryshimeve kushtetuese, Bashkimi Europian merr sovranitet mbi Republikën e Shqipërisë, duke pasur përparësi thelbësore. Kështu neni 122 i Kushtetutës bëhet:

Neni 11

Në nenin 122, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

2/1. E drejta e Bashkimit Evropian ka epërsi mbi të drejtën e brendshme të Republikës së

Shqipërisë.

Prokurori i Përgjithshëm

Në dokumentin e Komisionin të Venecias jepet një model krejt ndryshe i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Ai nuk emërohet më me dekret të Presidentit por propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe miratohet me 3/5-at e deputetëve. Deri tani prokurori është zgjedhur me 71 vota. Por në draftin e ri gjithçka ndryshon:

Neni 149 ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 149

  1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga 3/5 e deputetëve, me propozim të Këshillit të

Lartë të Prokurorisë dhe mbi opinionin e Këshillit për Emërimet në Drejtësi për një

periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë ri-emërimi. Procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e

Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohet me ligj.

  1. Prokurori i Përgjithshëm përzgjidhet mes juristëve me kualifikime të larta, me përvojë jo

më pak se 15 vite në profesion, me moral dhe integritet të lartë profesional, të diplomuar

nga Shkolla e Magjistraturës, ose që kanë kryer sëpaku studime pasuniversitare të nivelit

të parë në një universitet të shquar brenda ose jashtë Shqipërisë. Ai nuk duhet të jetë

dënuar më parë për kryerjen një vepër penale, dhe nuk duhet të ketë mbajtur një post

18

politik apo një post në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit para kandidimit për

postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

  1. Prokurori i Përgjithshëm mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
  2. Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:
  3. a) Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese;
  4. b) Lëshon vetëm udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët e Prokurorisë,

me përjashtim të atyre të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion;

  1. c) Përfaqëson Prokurorinë përpara shteteve të huaja, me përjashtim të Strukturës së

Posaçme Anti-Korrupsion;

ç) Menaxhon administrimin e Prokurorisë, me përjashtim të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion;

  1. d) Propozon dhe administron buxhetin e Prokurorisë;
  2. dh) Bën planifikimin strategjik për Prokurorinë, raporton në mënyrë publike dhe përpara

Parlamentit mbi gjendjen e Prokurorisë si dhe ushtron kompetenca të tjera të

përcaktuara në ligj.

përcaktuara në ligj./tesheshi.com/

Shekulli Agency