Gjatë konfliktit me forcat e sigurisë, terroristët kanë goditur një shtëpi tre katëshe. Objektivi sulmit ka qenë një automjet i blinduar i forcave të sigurisë.
Gjatë një sulmi me bombë të pjestarëve të organizatës terroriste PKK në vendin Bismil të Turqisë, në rajonin e Diyarbakir-it, është vrarë një vajzë 9 vjeçare, ndërsa pesë persona janë plagosur.
Siç njoftoi zyra e guvernatorit të Diyarbakir-it, ka ekzistuar dyshimi se terroristët në këtë hapësirë do të mbyllin rrugën për komunikacion dhe do të vendosin ndalesa pas çka pjestarët e forcave të sigurisë janë dërguar në terren.
Gjatë konfliktit me forcat e sigurisë, terroristët kanë goditur një shtëpi tre katëshe. Objektivi sulmit ka qenë një automjet i blinduar i forcave të sigurisë.
Personat e plagosur janë hospitalizuar në spitalin në Diyarbakir.
Është ngritur hetim për situatën që ka ngjarë, ndërsa aksionet kundër terroristëve për çdo ditë vazhdojnë.