Plagoset ministri palestinez i Punës si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë

Ministri palestinez i Punës, Nasri Abu Jaish është plagosur lehtë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e zhvilluara kundër vendbanimeve hebreje të ndërtuara në Bregun Perëndimor nën okupim, raporton Anadolu Agency.

Në një prononcim për AA, vëllai i ministrit të Punës, Nasri dhe aktivisti që kryen punime kundër njësive të vendbanimeve hebreje në qytetin Nablus, Nasr Abu Jaish tha se “Ministri u plagos lehtë në këmbë për shkak të bombës zhurmuese që hodhën forcat pushtuese izraelite”.

Po ashtu ministri Nasri Abu Jaish u godit me pjesën e armës nga ushtarët izraelitë në protestat ku ai mori pjesë në zonën Bayt Dajan, njoftoi aktivisti i cili shtoi se ministri u dërgua në spitalin Rafidia në Nablus dhe se më pas doli nga spitali pas trajtimit.

Në lidhje me ngjarjen nga ministri dhe autoritetet palestineze nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë.

Brenda ditës 3 persona u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u prekën nga gazi lotsjellës gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite ndaj palestinezëve që protestuan Murin e (turpit) Ndarjes dhe njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim.

Ushtarët izraelitë krahas plumbave të vërtetë ndërhyjnë edhe me gaz lotsjellës dhe ndonjë herë me ujë me presion ndaj protestave që mbahen çdo javë ditën e premte kundër Murit të Ndarjes dhe ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebreje.

Shekulli Agency