Platini: Kam pranuar para nga FIFA për punën që kam kryer

Blatter sipas aktakuzës akuzohet se në mënyrë të paligjshme kishte paguar Platinit dy milionë franga zvicerane.

111-Michel PlatiniMichel Platini, presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), mbrëmë është dëgjuar si dëshmitar nga prokurori Zviceran i Shtetit. Pas dëgjimit Platini bëri një njoftim në të cilën tha se kishte marrë para nga FIFA për punën që ka bërë për ta.

Pagesat e kontestuara, për shkak të të cilave, ndër të tjera janë ngritur paditë kundër Sepp Blatter, presidentit të FIFA-s, janë bërë në shkurt të vitit 2011, ndërsa puna është kryer në periudhën nga janari 1999 deri në qershor të vitit 2002. Blatter sipas aktakuzës akuzohet se në mënyrë të paligjshme kishte paguar Platinit dy milionë franga zvicerane (1.8 milionë euro).

“Sa i përket pagesave në emrin tim, dua të sqaroj se paratë janë paguara për punën që kam bërë sipas kontratës me FIFA-n. Jam i lumtur për mundësinë që t’ja shpjegoj këtët autoriteteve”, Platini ishte i shkurtër në fjalimin e tij për publikun.

Platini është president i UEFA-s që nga viti 2007, dhe është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s nga viti 2002.

Shekulli Agency