Parlamenti i Turqisë ka miratuar planin e qeverisë për vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan.
Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP) opozitare, si dhe dy parti të tjera të opozitës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia e Mirë (IYI), mbështetën mocionin.
Megjithatë, Partia Demokratike e Popullit (HDP) votoi kundër mocionit, i cili u paraqit nga qeveria që kërkonte vendosjen e trupave paqeruajtëse në Malësinë e Karabakut për një vit.
Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë përfunduan pas një marrëveshjeve të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.
Lidershipi turk mirëpriti armëpushimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.
Turqia dhe Rusia që atëherë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të ngritur një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes së Malësisë së Karabakut.