Erdogani Macronit: Do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Macron, ti do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht. Ti nuk ke njohuri historike. Ti nuk njeh as historinë e Francën. Para së gjithash mos u merr me kombin turk, me Turqinë”, tha Erdogan.

Në fjalën e tij Erdogan iu drejtua edhe Greqisë.

“Kur vjen puna ju (Greqia) thoni ‘fqinj, fqinj, fqinj’. Atëherë sillu sipas asaj që thua. Mos hyni në rrugë të gabuara. Po bëni një punë të gabuar, mos i hyni kësaj rruge, do të mbeteni plotësisht vetëm”, tha kreu i qeverisë turke.    

Duke bërë të ditur se Turqia është një vend që vetëmjaftohet (siguron vetë nevojat e saj), Erdogan tha: “Ne tashmë nuk kemi një portë që quhet Fondi Monetar Ndërkombëtar (nuk marrim borxh), ne vetmjaftohemi. Ky vend i mjafton vetes së vet”.

trt-shqip

Shekulli Agency