Turqia sot ka shpëtuar 56 azilkërkues të cilët kërkuan ndihmë në Detin Egje, thonë burimet e sigurisë, raporton (AA).
Azilkërkuesit, të cilët ishin në një gomone, u shpëtuan nga rojet bregdetare turke jashtë provincës së Izmirit, theksuan burimet.
Forca detare shpëtoi shtetasit e huaj dhe i morën në bordin e saj.
Azilkërkuesit, përfshirë gra dhe fëmijë, u dërguan në zyrën provinciale të imigracionit për procese ligjore.
Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që dëshirojnë të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.
Turqia strehon afër 4 milionë sirianë, më shumë se secili vend në botë.