Haxh, afër dy milionë besimtarë në Arafat luten për falje dhe shpëtim

222-haxhijt54cd5dc3b5204d52304da040e0e

Haxhinjtë mbrëmë vonë janë ngjitur në malin Arafat, ku ata do të kryejnë njërin nga ritualet kryesore të Haxhit, kushtit të pestë të islamit për çdo musliman.

 

Afër dy milionë haxhinjë në Mekë mbrëmë pas mesnate janë ngjitur në malin Arafat, që është njëri nga ritualet kryesore të Haxhit,

Një pjesë e haxhinjëve nga Mina kanë ecur në këmbë deri në Arafat, derisa shumica janë sjellë me autobusë në afërsi të këtij mali, në të cilin me zë kanë bërtitur “Të përgjigjem Zoti im”.

Haxhinjtë në Arafat kaluan natën në grupe me besimtarët nga vendet nga të cilat kanë ardhur në Haxh, ndërsa pas namazit të sabahut Arafati mbulohet plotësisht nga haxhinjtë me ihram të bardhë, veshje e thjeshtë me të cilën ata janë veshur, por e cila simbolizon barazinë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve.

Grupi i besimtarëve dalin në malin e mëshirës me lutjet duke kërkuar falje nga Zoti. Bëhet fjalë për kodrën ku njeriu i parë Ademi dhe gruaja e parë Hava-ja për herë të parë janë takuar në tokë si dhe ku është bërë lutja e parë e njeriut.

Besimtarët sot të bashkuar falin namazin e ikindisë dhe më pas të gjithë së bashku do ti drejtohen Allahut me lutjet e tyre.

Sonte haxhinjtë do të shkojnë në Muzdelife, ku do të hedhin në mënyrë simbolike gurë ndaj shejtanit në Mina

Shekulli Agency