Sulmohet anija britanike në ujërat e Jemenit

Organizata Britanike e Tregtisë Detare (UKMTO) njoftoi se një anije është sulmuar në jug të Jemenit.

Në ueb faqen e UKMTO-së, thuhet se sulmi ka ndodhur në ujërat e Gjirit Aden.

Nuk u bë i ditur identiteti i anijes dhe informacioni rreth sulmit, ndërsa ende askush nuk e mori përsipër sulmin.

Sipas lajmeve në mediat e Jemenit, thuhet se anija e sulmuar është e kompanisë britanike Stolt dhe se sulmi është kryer nga piratët.

Shekulli Agency