TURQIA PAS PANDEMISË E PARA NË MESDHE!

Nga: Savash VELIU

Pas Pandemisë, Turqia do të jetë në qendër të një rendi të ri global. Turqia është në qendër të procesit të rikonstruktimit në nivel global me Politikën e jashtme të saj në Libi, Siri dhe Mesdhe që është një proces sistematik. Nëse Turqia do hiqte dorë nga Siria, Libia, Deti i Kuq dhe Mesdheu, nuk do të mbijetonte dot vetë në Anadolli. Por Turqia krahas luftës me koronavirusin lufton edhe kundër terrorizmit e veçmas me terroristët e PKK/YPG e cila është në shpërbërrje të sipërt.  

Turqia nga fuqitë e mëdha dhe israeli ishte ngulfatur brenda vendit të vet por ajo sot arriti të mposhtë elementet brenda terroriste dhe hapi shtegun intervenuese jashtë rajonit që influencoi strategjin e saj në Lindjen e Mesme në rrethekimin e pikave Mesdhetare si mbrojtje eventuale nga jashtë.

Sipas analistëve, Turqia nuk është më një introvert, por një ekstrovert, nuk përqendrohet më vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Ndërtimi dhe rritja e Turqisë është një rrugë shpëtimi për të gjithë rajonin pasi bota dëshmon lindjen e një superfuqie të re në horizont si ballancuese e të drejtave njerëzore.

Pas goditjeve mbi Forcat Ruse në Idlib dhe forcave të regjimit Assadist tani Turqia furrishëm godet terroristët e puçistit Haftar përresht disa javë në Libi. Forcat qeveritare të Libisë pastruan nga terroristët e haftarit gjithë shiritin bregdetar perëndimor që kap një shirirt prej 400 kilometra nga Misrata e deri tek kufiri i Tunizisë që përfshinë 3 mijë kilometrekatror. Sot Mediat e Danimarkës e cilësuan Turqinë si Superfuqia e Lindjes së Mesme!  

Rendi gjeopolitik në botën pas-pandemisë reflekton ardhjen e Bllokut të ri Turqi-Islam. Një rend i ri politik që vjen në rajonin e Afro-Eurasias; vitet e fundit, një bllok i ri i Pakistanit, Indonezisë, Malajzisë me Turqinë ka filluar të diskutohet edhe hapur. Poashtu, Turqia vepron mbi një Forum ekonomik gjithë turk për të cilën është e interesuar e para Hungaria si ish populli Huno-turk e cila perspektivën e saj e sheh më pran Turqisë se te Bashkimi Evropian e dezintegruar ngase Turqia shihet si ylli në ngritje ekonomike mes 10 vendeve më të zhvilluara botërore.   

Turqia sipas analistëve geopolitik dhe geoushtarak pas Pandemisë do paraqitet si Fuqia e Pestë botërore derisa Indonezia në rradhë të katërt e tani paramendoni pa Francën dhe Britaninë që janë jashtë pesëshes botërore në këtë rirenditje analitike.

Presidenti i Turqisë ka folur për vite me rradhë për numrin e madh të vendeve muslimane në botë, asnjë prej tyre nuk pranohet si anëtar i përhershëm i këtij Këshilli, se si ky është një rend i padrejtë botëror në vijim të epidemisë, ku sundimi amerikan do të dobësohet akoma. Tërheqja e SH.B.A. nga Lindja e Mesme është e pashmangshme në periudhën e ardhshme, Turqia është duke u përgatitur për vite me radhë për ta mbushur këtë boshllëk hapsinor. Si indikacionet e para për këtë mund të shihen në ndërhyrjet ushtarake turke në Libi dhe Siri, me hapjen e bazave ushtarake në Irak, Katar, Afrikë dhe Ballkan.

Edhe në raportin e tij të fundit për Turqinë, American Strafor, thotë se Turqia do të bëjë përparim ekonomik në periudhën e ardhshme. Strafor parashikon që Bashkimi Evropian do të pësojë një goditje Amerikane për ndarjen e BE’së me shkas të dobësoj ndikimin Rusë dhe atë Kinezë në Evropë përmes vendeve më labile si Spanja, Italia dhe Gjermania që individualisht do të forcojnë më tej lidhjet ekonomike me Turqinë derisa Franca do luftoj për rruajtjen e BE’së pa të cilën fuqi ajo vdes.

Analistët thonë se nevojat evropiane për produkte të lirë kineze mund të plotësohen nga Turqia, produktet e së cilës janë më të mira se ato të Kinës. Dhe automatikisht, përveç vendeve evropiane, disa vende aziatike, madje edhe vetë SHBA, mund të kthehen në Turqi si një burim i produkteve të lira dhe cilësore në të ardhmen e afërt.

Po edhe rënia e çmimeve të naftës do ta bëjë Turqinë vendin që do të përfitojë më shumë nga kjo, ndërsa shtetet e Gjirit të varura nga nafta si Arabia Saudite do të margjinalizohen plotësisht. Çmimet e ulëta të naftës do të përfitojë në mënyrë të pashmangshme në ekonominë turke dhe industrinë e mbrojtjes nga një këndvështrim ekonomik.

Derisa në një përleshje midis bllokut lindor të udhëhequr nga Kina dhe blloku perëndimor i udhëhequr nga SH.B.A., sërish Turqia është fituesi i vetëm në çdo rezultat.
Nëse në rendin e ri botëror SH.B.A. vazhdon të jetë një superfuqi udhëheqëse, për të kundërshtuar interesat e Kinës dhe Evropës në Mesdheun lindor, ata do detyrohen të punojnë ngushtë me Turqinë si faktor geostrategjik.

Nëse Kina dhe Mbretëria e Bashkuar fitojnë nga ana tjetër, Turqia edhe këtu është një aleat për shkak të pozitës së saj geostrategjike, pa të cilën është pothuajse e pamundur të krijosh një “Rrugë të Re të Mëndafshit” ose projektin ‘’Rrugë e Brezit’’ britanik.

Shikuar sot Turqia realisht po kthehet në territorin e shtetit osman në mënyrë të pandalshme, hapi i parë i saj do të jetë Qipro, më vonë Iraku, Ballkani, Siria, Katari, Libia, Jemeni dhe vendet e tjera Afrikane kështu do rrumbullaksoj gjeopozitën e saj mbi këtë hartë gjeografike heshtazi duke shpallur perandorinë e saj otomane.

Sot për dekada të tëra, ata që kanë kërkuar ta çojnë Turqinë në kolaps po kërkojnë ndihmë nga vet Turqia e cila ishte duke u përgatitur për shumë vite për ditët e sotme të vështira me futjen e saj në skenën e rajonit të Lindjes së Mesme sistematikisht…  Turqia sot është si një garanci e një shteti të pavarur, të fortë dhe të fuqishëm, i cili do t’i zgjatë një dorë pjesës tjetër të botës së trazuar islamike dhe do ta ndihmojë atë të ngritet sa më sipër saj duke e ndihmuar njerëzimin ajo do ta çliroj botën nga prangat e çrregulluesve globalistë!  

Shekulli Agency