Rastet COVID-19 në vendet euroaziane shënojnë rritje

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) po dëmton disa vende euroaziane, ku vazhdon të raportohet numri i rasteve të reja me këtë virus.

Azerbajxhani 

Numri i rasteve u rrit në 2.060, me 76 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 1.508 me 28 pacientë të tjerë të shëruar. 

Aktualisht gjithsej 526 pacientë janë në trajtim, ndërsa 26 kanë vdekur që nga shpërthimi i pandemisë. 

Uzbekistani

Në Uzbekistan, 15 pacientë tjerë kontraktuan koronavirusin, duke e çuar në 2.204 numrin e të prekurve nga ky virus, ndërsa gjithsej 1.501 janë shëruar, por dhjetë persona deri më tani kanë vdekur.

Gjithsej 693 pacientë janë në trajtim në spitale. 

Bjellorusia 

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se me 861 raste të reja, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 18.350. 

Numri i të vdekurve është 107, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 3.771.

Kazakistani

Ministria e Shëndetësisë tha se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 4.179, me 19 raste të reja të konfirmuara. 

Deri më tani, 1.261 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

Kirgistani

Në Kirgistan numri i rasteve ka arritur në 843, ndërsa numri i vdekjeve në 11.

Gjithsej 600 janë shëruar nga koronavirusi. 

Taxhikistani

Në Taxhikistan ka 230 raste dhe tre vdekje nga koronavirusi, me 3.208 pacientë në karantinë. 

Rasti i parë në vend u regjistrua më 29 prill.

Moldavia 

Numri i rasteve COVID-19 u rrit në 4.363, me 115 të infektuar të ri në 24 orët e fundit. 

Ndërkohë, 133 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi.

Ukraina 

Për shkak të karantinës së paralajmëruar më 12 mars, në Ukrainë si rezultat i pandemisë 166 mijë persona humbën vendet e punës dhe numri i përgjithshëm i të papunësuarve është 456.800. 

Numri i rasteve të koronavirusit është 12.697, ndërsa numri i vdekjeve është 316. Rreth 1.850 pacientë janë shëruar nga ky virus. 

Përhapja globale e koronvirusit 

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 3.6 milionë raste COVID-19, prej të cilëve rreth 254 mijë kanë vdekur dhe pothuajse 1.2 milionë janë shëruar. 

Shekulli Agency