Nga gripi i derrit afrikan në verilindje të Indisë ngordhin 2.260 derra

Në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), një shtet në verilindje të Afrikës ka frikë nga një kërcënim tjetër pasi mijëra derra kanë ngordhur pasi u infektuan me gripin afrikan të derrit.

Duke folur për AA, ministri i Bujqësisë dhe Veterinarisë i shtetit indian Assam, Atul Bora, tha se gripi erdhi në Indi nga Kina ku u paraqit dhjetorin e kaluar në provincën kineze Xinjiang.

Sipas shifrave të autoriteteve të shtetit Assam, si pasojë e këtij gripi deri më tani kanë ngordhur 2.260 derra në 306 fshatra të shtetit.

“Ky grip ka një shkallë vdekshmërie prej 100 për qind. Ai është shumë ngjitës dhe nuk ka trajtim për të. Ne i morëm raportet e testimit dy ditë më parë nga një laborator në Indinë Qendrore. Gjëja e mirë është se kjo sëmundje nuk infekton njerëzit”, tha Bora për AA.

Bora pretendon se ky grip ka ardhur nga provinca kineze Xinjiang, e cila ndodhet afër shtetit indian Araunachal Pradesh.

Sipas regjistrimit të bagëtive shtetërore të vitit 2019, në Assam ka rreth ishte 210 mijë derra.

Përveç shtetit Assam që ka raportuar numrin më të madh të ngordhjes së derrave, shtetet e tjera verilindore po ashtu kanë ngritur alarm të lartë.

Qeveria e shtetit Assam ka ndaluar blerjen dhe shitjen e derrave në gjashtë provincat e saj më të prekura, përfshirë Dhemaji, Sivsagar, Lakhimpur, Jorhat, Dibrugarh dhe Biswanath.

Ky grip për herë të parë u zbulua në Kenia në vitin 1909, i cili më pas në vitet e 1960’ta-80’ta u përhap nëpër Evropë dhe Amerikë.

Virusi COVID-19 në Indi

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal, njoftoi se në 24 orët e fundit në Indi janë shëruar 1.074 pacientë, deri më tani shifër më e lartë e të shëruarve në baza ditore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 11.706.

Sot, India ka nisur me fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër COVID-19. Pasi qeveria lejoi hapjen e dyqaneve të pijeve, radhë të gjata u panë jashtë dyqaneve të verërave.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, India ka raportuar gjithsej 42.679 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 1.395 viktima.

Shekulli Agency