Turqia zbulon metodë të re për të eksploruar hidrokarburet

Hulumtuesit turq kanë zbuluar një metodë unike për të eksploruar rezervat e mundshme të naftës dhe gazit natyror duke ekzaminuar ujërat nëntokësore natyrore.

“Kjo metodë mund të zbatohet në zonat që përputhen me kritere specifike që lejojnë përcaktimin e rezervave të naftës dhe gazit duke ekzaminuar nivelet e TPH (hidrokarbure totale të naftës) të ujit nëntokësor”, tha në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), Atilla Karataş, profesor në Departamentin e Gjeografisë së Universitetit Marmara.

Ai shpjegoi se kjo metodë e ekzaminimit të ujërave të rishfaqura nëntokësore nuk është aq e kushtueshme dhe aq e vështirë, sa metodat konvencionale sizmike që deri më tani Turqia është përqendruar në të cilat jo gjithmonë rezultojnë të suksesshme.

“Zonat e hidrokarbureve në Turqi janë të ndryshme me ato në të gjithë botën në shumë aspekte dhe për këtë arsye kemi nevojë për një metodë të re për t’i studiuar ato. Nëpërmjet kësaj metode të re, filluam studimet për të studiuar dhe marrë mostrat e ujërave nëntokësore natyrore nga zonat e identifikuara sipas paleogjeografisë së tyre, karakteristikat gjeologjike dhe tektonike”, shpjegoi Karataş

Me mbështetje financiare për këto studime nga Universiteti Marmara dhe Universiteti Teknik i Stambollit, studimet në terren në Izmir, Bursa, Ankara, Nigde dhe Nevsehir tashmë kanë filluar me rezultate premtuese.

“Ne ekzaminuam afër 25-30 mostra nga secila zonë dhe këto mostra janë studiuar tashmë në laboratorët e akredituara ndërkombëtarisht”, tha ai.

– “Turqia ka potencial të fuqishëm rezervë nafte dhe gazi”

Yildiray Palabiyik, asistent profesor në Departamentin e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit Natyror të Universitetit Teknik të Stambollit tha se nga eksplorimet e kryera në zonat e synuara në Turqi, konfirmuan gjetjet e reja të naftës dhe gazit.

“Ne kemi kryer një studim shumë gjithëpërfshirës për zonat që mund të kenë potencial premtues rezerve dhe lokacione të zgjedhura për të marrë mostra uji. Këto zona nuk janë zgjedhur rastësisht por përkundrazi janë zona me një bazë gjeologjike shumë të fortë. Rezultatet tregojnë se këto ujëra kanë nivele të larta të TPH-së dhe tregojnë se Turqia ka potencial të fuqishëm rezervë të naftës dhe gazit”, tha ai.

Sipas Palabiyik, aktivitetet e eksplorimit të hidrokarbureve në Turqi në përgjithësi përqendrohen në zonat në juglindje dhe rajonin e Thrakës, ku mban gati 2 miliardë fuçi rezerva nafte, por këto rezerva janë të vështira për t’u zhvilluar duke përdorur metodat konvencionale.

Gjeologu Adil Ozdemir tha edhe kostot e efikasitetit të kësaj metode të re në krahasim me metodat konvencionale, e cila është vendosur të ulë kostot e eksplorimit për të paktën 50 për qind duke siguruar 100 për qind besueshmëri.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga sektori publik dhe privat për të kryer studime në secilën zonë që shkon midis 20 dhe 50 kilometra.

“Pritja jonë nga qeveria është të kryejë shpime në fushat e specifikuara që janë ekzaminuar tashmë nga laboratorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Këto shpime duhet të bëhen në thellësi prej 1.000, 750 dhe 500 metrash sesa 2.000 ose 1.000 metra”, përfundoi Ozdemir.

Shekulli Agency