SHBA pretendon se Kina ka fshehur qëllimisht COVID-19

Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendon se Qeveria e Kinës për të bërë stoqe mjekësore ka fshehur qëllimisht pandeminë dhe shkallën e infektivitetit të koronavirusit të ri (COVID-19) të shfaqur në qytetin Wuhan.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, mësohet se DHS ka përgatitur një raport prej 4 faqesh lidhur me qëndrimin e Kinës në pandeminë e COVID-19.

Në raport thuhet se autoritetet e Kinës që nga janari e deri më tani kanë fshehur qëllimisht pandeminë dhe se Kina është përpjekur që rëndësinë e virusit ta lançojë si një rast të parëndësishëm.

– Eksporti u ndalua gjatë periudhës kur bëhej importi

Ndërkohë në raport tërhiqet vëmendja se Kina në këtë proces filloi intensivisht importimin e pajisjeve mjekësore dhe se pasi ndaloi eksportet për pajisjet mjekësore ajo refuzoi të ndante të dhënat tregtare përkatëse.

Krahas kësaj qeveria kineze nuk ka informuar as Organziatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) lidhur me infektivitetin e COVID-19 theksohet në raportin ku vihet në dukje se “importet e pajisjeve mejkësore gjatë këtij procesi përputhen me anomalinë në të dhënat e importeve dhe eksporteve që i përkasin muajit janar”.

Gjithashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pretendon se ka shumë prova që virusi COVID-19 ka dalë nga laboratori në qytetin Wuhan. “Kina ka një histori për infektimin e botës me laboratorë nën standardet që ata drejtojnë. Mund t’iu them se ka shumë prova që ky (COVID-19) ka dalë nga laboratori në Wuhan”, deklaroi Pompeo.

Javën e kaluar, një deklaratë të ngjashme bëri edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke thënë se kishte shikuar prova që virusi ka dalë nga laboratori në qytetin Wuhan, por se aktualisht nuk mund të ndante prova lidhur me këtë.

Shekulli Agency