SHBA, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 1 milion

Një aeroplan ushtarak turk me furnizime mjekësore ka ateruar në SHBA për të mbështetur luftën e këtij vendi kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Aeroplani ushtarak A400M ateroi në Bazën e Përbashkët “Andrews” jashtë Washingtonit.

Sipas presidencës turke, dërgesa përfshin 500 mijë maska kirurgjikale, 4 mijë kominoshe, 2 mijë litra dezinfektues, 1.500 syze mjekësore, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.

Ndihma mjekësore e përgatitur nën udhëzimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbante që mesazh për popullin e SHBA-ve.

“Pas mungesës së shpresës, shfaqet një shpresë e madhe dhe pas errësirës, del dielli edhe më i ndritshëm”, thuhet në mesazhin ku citohen fjalët e studiuesit të shekullit të 13-të, Jalaluddin Rumi.

Turqia ka ndihmuar 55 vende gjatë pandemisë, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA falënderon Turqinë për donacionin

Ambasadori amerikan në Turqi, David Satterfield, falënderoi Ankaranë zyrtare për donacionin me pajisje mjekësore në bashkëpunimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri në shtetin më të goditur nga COVID-19.

“Gjatë kohërave të krizës, siç është përpjekja në të gjithë botën për të luftuar COVID-19, koordinimi i ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve me mendësi të njëjtë është thelbësor për zhvillimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv. Askush prej nesh nuk mund ta bëjë këtë i vetëm”, tha Satterfield në një deklaratë.

“Në emër të qeverisë amerikane, dua të falënderoj aleatin tonë në NATO, Turqinë, për donacionin bujar të furnizimeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera thelbësore”, shtoi ai.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar 58 mijë, ndërsa numri i të infektuarve ka tejkaluar shifrën prej 1 milion, që është 1/3 e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në botë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3 milionë, me mbi 216 mijë të vrarë dhe rreth 921 mijë të shëruar.

Shekulli Agency