SHBA, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 1 milion

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën prej 1 milionë.

Të dhënat e universitetit thonë se gjithsej 1.002.498 raste me COVID-19 janë konfirmuar në SHBA, ku përfshihen 57.266 raste të vdekjeve dhe 112.315 të shëruar.

Shteti amerikan New York vazhdon të jetë epiqendra e përhapjes së virusit në SHBA, me rreth 30 për qind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve, apo gjithsej 291.996.

Sipas të dhënave, SHBA tani ka një të tretën e të gjithë të infektuarve në të gjithë botën, me gjithsej 3.083.467 raste të konfirmuara.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Shumica e njerëzve që infektohen me virusin përjetojnë simptoma të buta dhe shërohen plotësisht brenda disa javësh. Por sëmundja është veçanërisht vdekjeprurëse për ata me kushte para-ekzistuese përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, hipertensionin dhe astmën.

Shekulli Agency