Profesori amerikan: Armenët nuk flasin për sulmet e tyre të përgjakshme

Profesori amerikan Michael Gunter ka deklaruar se “Bandat armene shumë kohë përpara ngjarjeve të vitit 1915 kanë organizuar rebelime e deri në masakra, por armenët nuk flasin për sulmet e tyre të përgjakshme për të mos dëmtuar imazhin e tyre se janë të pafajshëm”.

Eksperti për Lindjen e Mesme, Gunter mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në panelin e organizuar nga Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC) me temën “Gënjeshtra shekullore armene dhe procesi politik”.

Ai tha se ngjarjet e vitit 1915 janë të mbushura me dhimbje nga pikëpamja e të dyja palëve dhe se në këtë proces kanë humbur jetën shumë armenë. “Pavarësisht kësaj, përjetimet nuk mund të cilësohen si gjenocidi armen. Përpara procesit shumë turq janë masakruar nga bandat armene”, tha Gunter.

Gunter tha se bandat armene e panë si një mundësi situatën e vështirë në të cilën ndodhej shteti Osman i cili ishte i lodhur nga luftërat dhe ata kryen sulme kundër shtetit Osman të paktën 50 vite më parë nga Lufta e Parë Botërore. Më pas duke iu referuar kësaj ai rikujtoi se bandat armene më 21 korrik të vitit 1905 kryen sulmin me bombë i cili njihet edhe si “Atentati Yildiz” në objektivin e të cilit ishte Sultan Abdulhamidi II.

“Bandat armene shumë më parë nga ngjarjet e vitit 1915 filluan të kryejnë rebelime të cilat shkojnë deri në masakra dhe si rezultat i kësaj ata u dëbuan nga shteti Osman. Po, përjetimet janë për të ardhur keq dhe qëndrimi i qeverisë osmane mund të diskutohet, por armenët nuk flasin për sulmet e tyre të përgjakshme për të mos dëmtuar imazhin e tyre se janë të pafajshëm”, deklaroi Gunter.

– “Ose t’i bashkoheni 100 për qind armenëve ose të mos flisni”

Duke tërhequr vëmendjen se në ditët e sotme ngjarjet e vitit 1915 përdoren si një mjet politik nga shumë vende, Gunter theksoi se pala turke ka bërë thirrje të hapur që këto ngjarje të ekzaminohet thellësisht nga historianë dhe ekspertë, por ka tërhequr vëmendjen se pala armene nuk i është përgjigjur këtyre thirrjeve.

Gunter tha se ai u takua me palët turke dhe armene gjatë hulumtimeve të tij mbi këtë temë dhe ndërkohë turqit kanë qenë të hapur për ekzaminimin e çështjes ndërsa armenët kanë treguar një qasje të kundërt me këtë.

“Turqit dëshirojnë që kjo çështje të ekzaminohet, por armenët nuk janë të hapur për hulumtime. Pra, ose duhet t’i bashkoheni 100 për qind armenëve ose nuk duhet të flisni. Nuk mendoj se kjo është një qëndrim shkencor dhe logjik. Derisa nga ngjarjet kanë kaluar 100 vite, kjo çështje duhet të trajtohet në përkujtimin e të vdekurve në Luftën e Parë Botërore dhe jo me kërcënime por me një analizë të mençur shkencore”, tha Gunter.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përdori shprehjen “Meds Yeghern” e cila në gjuhën armene ka kuptimin “fatkeqësi e madhe” lidhur me 24 prillin i cili nga armenët është pranuar si përvjetori i ngjarjeve të vitit 1915.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi ndaj deklaratës së Trumpit duke thënë se “Kjo deklaratë e bërë me konsiderata të brendshme politike nuk ka asnjë vlefshmëri për ne. Ne refuzojmë pretendimet e bëra në deklaratë”.

Shekulli Agency