Libi, forcat e Haftarit sulm në Tripoli në ditën e parë të Ramazanit, 3 civilë të vrarë

Tre civilë kanë humbur jetën në një sulm me raketa në kryeqytetin libian Tripoli të kryer nga forcat jolegjitime të udhëhequra nga gjenerali rebel Khalifa Haftar, transmeton (AA).

Emin al-Hashimi, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha për AA se milicitë e Haftarit ndërmorën sulm me raketa raketa në rajonin Ayn Zara të Tripolit.

Hashimi tha se tre civilë kanë humbur jetën si pasojë e raketave që kanë rënë në vendbanime civile, kurse tre të tjerë janë plagosur.

Që nga rrëzimi i sundimtarit disadekadësh të vendit, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga EBA dhe Egjipti, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës. Qeveria e Tripolit nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit.

Shekulli Agency