Italia raporton 433 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 433 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 23.660.

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë po ashtu njoftoi se infeksionet nga koronavirusi në 24 orët e fundit u rritën me 0,4 për qind, duke arritur në 108.257. 

Shërimet po ashtu u rritën në 47.055, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv shënoi ulje, duke lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor në vend. 

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku deri më tani janë regjistruar 12.223 viktima, shifër e cila paraqet më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave në Itali. 

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 2.3 milionë, me rreth 162 mijë të vdekur dhe rreth 605 mijë të shëruar.

Shekulli Agency