Trump: Numri i viktimave nga COVID-19 në Kinë jo i saktë, është më i lartë se në SHBA

Presidenti i amerikan, Donald Trump, pohoi se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Kinë është ndryshe nga ajo që është treguar nga autoritetet dhe më i lartë se në SHBA.

“Kina sapo njoftoi një dyfishim të numrit të personave që kanë humbur jetën nga armiku i padukshëm. Në fakt, është shumë më shumë se kjo dhe më shumë sesa vdekjet në SHBA, madje as afër”, shkroi Trump në Twitter.

Deklarata e Trumpit erdhi pasi Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, ku u shfaqën rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1.290 vdekje në numrin zyrtar, duke e çuar shfirën e përgjithshme në Wuhan në 3.869 dhe në gjithë Kinën në 4.632.

Ndërkaq, në SHBA deri më tani janë konfirmuar 33.286 të vdekur nga virusi.

Shekulli Agency