Ambasadori i Shqipërisë në Ankara i dorëzon letrat kredenciale presidentit Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pranoi ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo, raporton AA.

Erdogan priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar.

Pasi Ribo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi Ribo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan i tha “Korona” dhe e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.

Shekulli Agency