Turqia vë në veprim sistemin vendor të mbrojtjes ajrore “HISAR”

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir gjatë vizitës në bazën ajrore të dronëve dhe dronëve të armatosur bëri një deklaratë në lidhje me operacionin “Mburoja e Pranverës” që po zhvillohet në rajonin Idlib të Sirisë.

“Mund të japim sihariqin që sistemet vendore të mbrojtjes ajrore ‘HISAR A dhe O’ do të vihen në veprim në terren. Gjatë këtij operacioni (Mburoja e Pranverës) ky sistem do të instalohet dhe sihariqi tjetër do të jetë vënia e tij në veprim gjatë javës së ardhshme edhe në terren. Ky sistem do të shtojë një dimension tjetër në mbrojtjen tonë ajrore”, bëri të ditur Demir.

Demir, i cili deklaroi se punimet për zhvillimin e mëtutjeshëm të tufave të dronëve të armatosur që magjepsën botën në operacionin “Mburoja e Pranverës” po vazhdojnë, tha: “Këta dronë do të punojnë në mënyrë të pavarur autonome nga Sistemi Global i Pozicionimit (GPS). Turqia në këtë kontekst mori shtysë dhe është detyrë e jona të jemi më të mirët”.

Duke vënë në dukje se dronët e armatosur të pakapshëm me radarë paraqesin një avantazh të madh, Demir tha: “Ne mund t’i afrohemi elementeve të armikut pa u diktuar. Me qitje nga distanca me këta dronë ne shkatërruan disa sisteme të mbrojtjes ajrore të regjimit të Esadit”.

trt-shqip

Shekulli Agency