Italia konfirmon rastin e tretë të koronavirusit

Një nga 56 shtetasit italianë të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Italisë.

Rasti i tretë u konfirmua në kampusin ushtarak Cecchignola ku personat e evakuuar janë vendosur në karantin.

Personi i moshës 30-vjeçare, menjëherë është transportuar në Institutin Kombëtar për sëmundjet infektive “Lazzaro Spallanzani”, thuhet në deklaratë.

Ky ishte shtetasi i parë italian që rezultoi pozitiv.

Rastet e para të koronavirusit në Itali u konfirmuan të premten e kaluar kur dy turistë kinezë u shtruan në spital.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit, i cili filloi në Wuhan në dhjetor, është rritur në mbi 560, me më shumë se 28.000 raste të konfirmuara.

Virusi thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Shpërthimi i virusit ka ngritur alarmin në të gjithë botën.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Wuhani dhe zonat e tjera të prekura të Kinës, duke i vendosur ata në kujdesin e izoluar mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur virusin një emergjencë ndërkombëtare.

Shekulli Agency