Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, theksoi se zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë.
Erdogan, pas takimit bilateral me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.
Ai fillimisht riafirmoi se Turqia nuk e njeh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë dhe falënderoi Ukrainën për mikpritjen.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Idlibin dhe sulmin e regjimit sirian ndaj trupave turke, presidenti turk tha se, “Zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë”.
“Kemi duruar shumë”, shtoi presidenti turk.
Erdoğan tha se Turqia “po i bën të paguajnë” autorët për sulmin ndaj ushtarërve turq në Idlib.
Ai tha se si pasojë e sulmit të regjimit sirian, tetë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tre civilë dhe pesë ushtarë.
“Uroj që çdokush të dijë përgjegjësitë në kuadër të marrëveshjeve të Astanas dhe Soçit dhe të vazhdojmë punimet tona në këtë drejtim”, tha Erdogan.