Akar: Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me sulmin në Idlib

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha se askush nuk duhet të dysojë se Turqia është duke bërë hapat e nevojshëm lidhur me sulmin në Idlib.

Akar, bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Yaşar Güler, Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneralin Ümit Dündar, dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Hasan Küçükakyüz, kanë mbërritur në qytetin Hatay të Turqisë në afërsi të kufirit me Sirinë.

Më pas, Akar dhe delegacioni së bashku kanë kaluar te trupat në kufi.

Shefi i Mbrojtjes turke, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me sulmin në Idlib, ka theksuar se askush të mos dyshojë se Turqia po bën dhe do të bëjë hapat e nevojshëm lidhur me të.

Ndryshe, pesë ushtarë turq dhe një pjesëtar i personelit civil ranë dëshmorë nga një sulm i regjimit të Bashar al-Assadit në Idlib të Sirisë.

Shekulli Agency