Ish-futbollisti i arratisur Erdem, anëtar i FETO-s filmohet në SHBA

Një anëtar i arratisur i organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron prapa grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, u filmua në SHBA.

Autoritetet turke e kanë kërkuar ish-futbollistin Arif Erdem, për lidhjet e tij me grupin terrorist FETO.

Erdem u shfaq në video-filmimin e regjistruar nga transmetuesi publik i Turqisë TRT News, derisa ishte duke dalë nga një restorant me gruan e tij dhe më vonë duke hipur në një makinë luksoze.

Erdem, një ish-lojtar i kombëtares turke, fillimisht u arratis në Greqi përmes portës kufitare të Ipsalës me gruan dhe dy fëmijët e tij 8 ditë pas grusht shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 dhe më pas u vendosën në SHBA.

Ai është në mesin e qindra anëtarëve të FETO-s që kërkohen nga autoritetet turke për lidhjet e tyre me grusht shtetin e mposhtur.

FETO dhe drejtuesi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur në vitin 2016, i cili la 251 dëshmorë dhe afër 2.200 të plagosur.

Shekulli Agency