Huthit: Armët franceze vranë dhjetera jemenas

Huthit e Jemenit akuzuan Francën se siguroi armë dhe logjistikë për koalicionin arab të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër grupit rebel në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Franca ka vrarë dhe plagosur më shumë se 38 jemenas nga bombardimi i artilerisë në tregun Al-Raqou në rrethin kufitar Manbeh në provincës Saada”, shkroi në twitter Mohamed Al-Houthi, një rebel Huthi i nivelit të lartë.

Ai shtoi se sistemi ligjor francez po mbante njërin sy të mbyllur për këto sulme.

Deri më tani nuk ka asnjë prononcim nga koalicioni arab apo qeveria franceze për këto akuza.

Të hënën, grupi akuzoi ushtrinë saudite për bombardimin e tregut Al-Raqou, i cili la dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Jemeni është zhytur në dhunë dhe kaos që nga viti 2014 kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që për qëllim kishte parandalimin e avancimit të Huthive.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj akuzojnë Huthit se janë përfaqësues të Iranit.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë shumë civilë, besohet se janë vrarë dhe plagosur në konflikt, ndërsa 14 milion të tjerë rrezikohen nga uria.

Shekulli Agency