Një pjesëtar i sigurisë ruse u vra dhe pesë u plagosën në një sulm të armatosur në hyrjen e selisë së shërbimit të inteligjencës ruse në kryeqytetin Moskë.
Sipas një deklarate zyrtare, personi që ndërmori sulmin ndaj Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili ende nuk është identifikuar, është neutralizuar.
Një hetim ka filluar pas sulmit dhe FSB aktualisht po e konsideron sulmin në selinë në Moskë si një “akt terrorizmi”, njoftuan mediat lokale.
Më herët, media ruse raportoi për tre të vdekur.
Anadolu Agency