Facebook i mbyll profilin në arabisht liderit iranian Khamenei

Platforma e medias sociale Facebook ka mbyllur faqen në gjuhën arabe të liderit iranian Ali Khamenei të cilën e kishte bllokuar më parë.

Sipas lajmeve në mediat iraniane, mësohet se Facebook profilin e Khameneit në gjuhën arabe me mbi 100 mijë ndjekës e ka mbyllur pasi më parë e kishte bllokuar me arsyetimin se “ka shkelur rregullat”.

Platforma e medias sociale edhe më parë ka mbyllur profilin në instagram të disa prej zyrtarëve iranianë pasi qeveria amerikane në muajin prill vendosi zyrtarisht në listën e terroristëve të huaj Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.

Instagram, më parë ka mbyllur profilin me 888 mijë ndjekës të Komandanti të Forcës së Kudsit, Qasem Soleimani i cili kryen operacionet ushtarake-inteligjente jashtë vendit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në Iran, Instagram rendidet si platforma e medias sociale e dyta më popullore, pas aplikacionit Telegram i cili është më i përdorshmi në vend në masën 55 për qind.

Shekulli Agency