Një gjykatë argjentinase ka dënuar dy priftërinj me mbi 40 vjet burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër në një shkollë të mesme katolike.
E përditshmja La Nacion raportoi se 33-vjeçari Nicola Bruno Corradi Soliman dhe 59-vjeçari Horacio Hugo Corbacho Blanck u akuzuan për abuzim seksual të fëmijëve në Institutin Antonio Provolo në qytetin argjentinas Mendoza.
Corbacho u dënua me 45 vjet heqje lirie, ndërsa Corradi me 42 vjet. Të dy u arrestuan në vitin 2016.
Po ashtu një nëpunës në shkollë, 49-vjeçari Armando Ramon Gomez Bravo, u dënua me 18 vjet burg.
Gjykimi filloi më 5 gusht dhe 42 dëshmitarë, përfshirë viktimat, dhanë dëshmi në gjykatë.