Turqia dhe Katari nënshkruajnë 7 marrëveshje për të forcuar marrëdhëniet

Shtatë marrëveshje janë nënshkruar mes Turqisë dhe Katarit në prezencë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Pas takimit dypalësh mes presidentit Erdogan dhe emirit Al-Thani në Doha, u organizua një ceremoni e nënshkrimit pas drekës së punës mes delegacioneve.

Deklarata e përbashkët e takimit të 5-të të Komitetit të Lartë Strategjik mes Turqisë dhe Katarit u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu dhe homologut nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.

Marrëveshjet në sferat e ekonomisë, urbanizmit, tregtisë, industrisë, teknologjisë dhe standardizimit, u nënshkruan mes tjerash për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Uysal, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, si dhe zyrtarë të tjerë turq ishin prezent në ceremoni për të nënshkruar marrëveshjet bashkë me homologët e tyre nga Katari.

Pjesë e delegacionit të Turqisë gjithashtu ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu; ministri i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan; si dhe shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan.

Shekulli Agency