Presidenti Erdogan niset për vizitë në Katar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u nis për në Katar në kuadër të takimit të pestë të Komitetit të Lartë Strategjik mes Turqisë dhe Katarit.

Në kuadër të takimeve me të gjitha dimensionet e saj do të rishikohen marrëdhëniet Turqi-Katar, do të diskutohen mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat si dhe shkëmbimi i ideve lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Është parashikuar që me rastin e takimit të Komitetit të nënshkruhen tekste të marrëveshjeve dhe dakordimeve të ndryshme për forcimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Katarit si dhe që presidenti Erdogan të zhvillojë një vizitë në Komandën e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar.

Gjatë nisjes nga aeroporti Esenboğa i Ankarasë, Erdogan u përcoll nga zv.presidenti Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, kryetari i Bashkisë, Mansur Yavaş dhe zyrtarët të tjerë.

Në vizitën e tij në Katar, presidenti Erdogan është i shoqëruar nga ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, shefi i komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun, kreu i shërbimeve inteligjente MIT, Hakan Fidan.

Shekulli Agency