Grupi pro-demokratik shënon fitore të madhe në Hong Kong

Mediat lokale raportojnë se lëvizja pro-demokratike në Hong Kong ka fituar shumicën në 17 nga 18 këshillat e distrikteve ndërsa të gjitha këto më parë ishin nën kontrollin e lëvizjes pro-Pekinit.

Gazeta “The South China Morning Post” shkruan se sipas rezultateve fillestare, kandidatët pro-demokratik kanë fituar më shumë se 278 ulëse.

Gijthsej 1.104 kandidatë kanë garuar për 452 këshilla të distrikteve në 18 distrikte zgjedhore.

Banorët e Hong Kongut kanë treguar interesim të madh në zgjedhjet lokale për të zgjedhur këshilltarët e distrikteve pasi protestuesit i panë zgjedhjet si një mundësi e madhe për të ndryshuar klimën politike në rajonin autonom.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Barnabus Fung, në një konferencë për media tha se më shumë se 2,94 milionë votues të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale të së dielës. Dalja e votuesve ishte më shumë se 71 për qind nga 4,1 milionë votues.

Procesi i votimit u zhvillua përkundër protestave që filluan në qershor si reagim ndaj administratës aktuale për të legalizuar ekstradimet në Kinë.

Zgjedhjet do të përcaktojnë këshilltarët nëpër distrikte, të cilët do të kenë të drejtë të zgjedhin qeverinë dhe ligjvënësit në emër të qytetarëve në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2020.

Zgjedhjet lokale, që mbahet në çdo 4 vite, janë zgjedhjet e vetmë “plotësisht demokratike” që mbahen në rajonin autonom të Kinës.

Nëse zgjidhen, kandidatët do të jenë pjesë e Komitetit prej 1.200 anëtarësh. Komiteti ka të drejtë të zgjedh ligjvënësit, anëtarët e kabinetit dhe liderin e qeverisë nga lista e kandidatëve që e përpilon Pekini.

Gjithsej 479 vende janë në dispozicion në këshillat e rretheve. Rreth 452 nga ulëset janë zgjedhur direkt ndërsa 27 ulëset tjera u shpërndahen përfaqësuesve të rretheve rurale.

Shekulli Agency