Guaido thirrje qytetarëve të Venezuelës të dalin në rrugë kundër Maduro-s

Lideri i opozitës dhe president i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido u ka bërë thirrje qytetarëve që të organizojnë demonstrata të mëdha në mbarë vendin.

Mediat lokale theksojnë se Guaido u bëri thirrje qytetarëve që nga nesër të dalin në rrugë në shenjë proteste kundër pushtetit të Nicolas Maduro-s.

“Të gjithë dëshirojnë që të sillemi sikur gjithçka është normale, por protestat të shtunën do të zhbëjnë këtë perceptim”, porositi Guaido.

Ai konsideron se, derisa nuk arrihet qëllimi, nevojitet vazhdimisht për të qenë në rrugë.

Me ndërmjetësim të Norvegjisë në muajin maj është ngritur proces negociues në Barbados me qëllim të zgjidhjes së krizës së thellë shumëmuajshe në Venezuelë.

Qeveria e Maduros i ndërpreu bisedimet në fillim të gushtit për shkak të mbështetjes që Guaido i ofroi vendosjes së sanksioneve të SHBA-ve ndaj Venezuelës.

Shekulli Agency