DESHIFROHEN 82 MBISHKRIME TË SHKRUARA PARA MËSE 500 VITESH NË TERRITORET E NDRYSHME SHQIPFOLËSE

20150409224715442600

“Prandaj besojmë se zbulimi i këtyre mbishkrimeve do të ketë ndikim në ngritjen e perceptimit për historinë, për artin dhe për kulturën te brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, deklaroi Hayati Develi, kryetar i Institutit “Yunus Emre”.

Një prej detyrave themelore të Institutit “Yunus Emre” është inkurajimi i vlerave kulturore ndërmjet popujve. Si veprimtari me prioritet e ka mësimin e gjuhës turke, por krahas kësaj ata janë duke u angazhuar në përforcimin e vëllazërisë tradicionale e historike ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Turqisë, nëpërmjet organizimit të kurseve dhe seminareve të ndryshme të osmanishtes, të kaligrafist, të pikturimit mbi ujë dhe të muzikës.

Një tjetër projekt i Institutit “Yunus Emre” me synim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe transferimi në gjeneratat e ardhshme është “Projekti i Rindërtimit të Trashëgimisë Kulturore të Ballkanit” i sponsorizuar nga Banka Qendrore e R.T. dhe Ministrisë së Zhvillimit të RT.

Përpos kësaj, të enjten mbrëma në Prishtinë nga ky Institut u bë prezantimi i projektit “Mbishkrimet në Kosovë” ku janë deshifruar 82 mbishkrime të shkruara para mese 500 vitesh në territoret e ndryshme shqipfolëse, dhe po ashtu u promovua edhe libri “Kosova Kitabeleri”.

“Ky libër është fryt i angazhimit për synimin e përshkruar më lart dhe përfshin transkriptimin dhe thjeshtësimin e mbishkrimeve të veprave arkitektonike, të ndërtuar pas vitit 1389, së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe, në boshnjake dhe atë angleze, vepra këto që ee pasuruan dhe e zbukuruan Kosovës, si dhe ia shtuan vlerën e saj”, deklaroi para të pranishmëve të shumtë, Hayati Develi, kryetar i Institutit “Yunus Emre”, ku shtoi se këto mbishkrime, me shprehjet më estetike dhe me kaligrafisë më të bukura, paraqesin datat e ndërtimit ose të restaurimit të këtyre veprave.

“Prandaj besojmë se zbulimi i këtyre mbishkrimeve do të ketë ndikim në ngritjen e perceptimit për historinë, për artin dhe për kulturën te brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, tha ai.

Kjo përmbledhje e mbishkrimeve të transkriptuara për mbishkrimet e Trashëgimisë Kulturore Islame në trojet shqiptare, u tha se do të jetë nismë e angazhimit të Kosovës dhe Turqisë për të vazhduar tutje drejtë përfudnimit të transkriptimit të të gjitha mbishkrimeve të mbetura në vend.

“Përveç tjerash, ky libër është një dëshmi e pakontestueshme e qytetërimit islam në vendin tonë, dhe si e tillë do një burim shtesë për studiuesit e kësaj fushe”, pohoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava, ku institucioni me të cilën udhëheq ai, gjatë pasdites së kësaj të enjte ishte mikpritëse e hapjes së ateliesë së restaurimit të dorëshkrimeve, e realizuar nga “Yunus Emre” me seli në Prishtinë.

Pas myftiut Tërrnava, fjalën e mori ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili shtoi se Qeveria e Kosovës është e zotuar të thellojë edhe më fuqishëm të gjitha raportet me Turqinë.

Nga ana tjetër, pas këtyre fjalimeve dhe ceremonisë së ndarjes së disa shpërblimeve, koha erdhi për koncertin e korit të muzikës klasike turke, ku me anë të interpretimeve të tyre mahnitën të spektatorët prezentë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.